ATP
Agjensia e Trajtimit te Pronave.
Analiza institucionale e pushtetit vendor me qellimin e projektimit dhe krijimit te bazave te te dhenave mbi territorin, sistemin e taksave mbi ndertesat e pasurite, infrastrukturat e qytetit etj, eshte nje nga fushat ku GC ka nje eksperience te gjate dhe konkrete. Bazat e te dhenave gjeografike qe projektohen nga GC u sigurojne klienteve saktesi dhe shpejtesi te larte nga njera ane dhe kosto te ulet nga ana tjeter, ne realizimin e projekteve te tyre Standartizimi i informacioneve dixhitale mbi hartat, eshte nje drejtim i rendesishem ku klientet krijojne leverdi te medha ne kohe dhe kosto. Analizat teknike te hartave te krijuara ne kohe te ndryshme, bejne te mundur vleresimin e zhvillimit te territorit dhe si rrjedhim te pasurive te paluajtshme.
Ne kushtet e perdorimit gjithmone e me shume te teknologjive te reja GPS dhe sistemeve globale te informacionit gjeografik, ne Shqiperi ka dale e nevojshme te behet procesi i transformimit te sistemit koordinativ te hartave te ndryshme dixhitale.
GC ofron keto lloj sherbimesh per harta dixhitale te formateve te zakonshme (ESRI shape file) dhe gjithashtu informacione te mbledhura nga Google-earth mund ti transformoje dhe konvertoje ne sisteme te ndryshme koordinative.
GC ka ne bazen e vet te te dhenave te gjithe mbeshtetjen koordinative dhe ndarjen e nomeklaturave zyrtare, per te gjitha llojet e hartave qe jane krijuar dhe krijohen ne territorin e republikes se Shqiperise. Kjo i jep mundesi GC qe ne cdo rast te realizoje gjeoreferimin e plote te te gjitha llojeve te hartave qe jane krijuar ne Shqiperi.
GC eshte ne gjendje te realizoje perpunim dixhital te fotografimeve ajrore analoge (me film) dhe atyre dixhitale. Prodhimi i ortofotos si nepermjet modeleve tre-dimensionale fotogrametrike ashtu edhe nepermjet perdorimit te fotografive te vecuara ka qene dhe eshte nje nga fushat ku GC ka zgjidhur shume nevoja te klienteve te vet.
Copyright © 2020 - Të gjitha të drejtat të rezervuara - GC-AL