ATP
Agjensia e Trajtimit te Pronave.
"Konceptimi i zgjidhjeve mbi sistemet GIS"
Geo Consulting ka rreth 7 vjet që investon në platformën Meta-GIS e cila automatizon realizimin e programeve sipas kërkesave specifike të përdoruesve në fushën e GIS. Platforma është e pavarur nga liçensimi nga palët e treta dhe është e bazuar në standarte të hapura.Bazuar në Meta-GIS, Geo Consulting ka realizuar përpunimin e një game të gjere të materialeve baze hartografike për të gjithë territorin e Shqipërisë.
Si rezultat i këtij investimi shumëvjeçar, eksperiencës dhe njohurive mbi administratë dhe institucionet Shqiptare,
Geo Consulting është e afte sot të prodhoje në një kohe shume të shkurtër dhe me çmime të leverdisshme për klientin, programe në të gjitha fushat ku GIS mund të aplikohet.
Për shume fusha ku GIS është një domosdoshmëri, GC ka tashmë programe të parapërgatitura. Ajo është e gatshme tu ofroje klientëve programet e veta që ata ti testojnë, ti provojnë dhe pastaj të vendosin për blerjen e tyre.
Duke përdorur Meta-GIS , GC e ka të thjeshtë të bëjë ndryshime në programet e veta sipas kërkesave të vazhdueshme të klientit.
Si rrjedhoje e këtij investimi GC ka mundësi që shërbimin e mirëmbajtjet ta shëndroj në Mirëmbajtje + Zhvillim, pa kërkuar në shumicën e rasteve kosto shtese.
Ne kushtet kur Klientët:
Ne mendojmë se rruga me e mire është:
Konceptimi i Arkitekturës së Sistemeve GIS
Programet e Geo Consulting janë të gjithë të tipit Web-GIS me opsione të plota editimi nga interneti.
Kjo zgjidhje i bën proceset e popullimit dhe mirëmbajtjes së të dhënave gjeografike,
shume me të lira dhe të shpejta se çdo konceptim tjetër i Arkitekturave GIS.
Programet e Geo Consulting jepen për klientin bashke me një game të gjere të hartave baze të përpunuara.
Kjo zgjidhje i bën programet shume thjesht të përdorshme nga persona të zakonshëm të cilët nuk është e nevojshme të jene specialiste GIS.
Kjo zgjidhje krijon mundësinë që të dhënat të hidhen direkt nga burimi i informacionit.
Kjo është një ulje e konsiderueshme e kostos së procesit dhe rritje e besueshmërisë së të dhënave.
Programet e Geo Consulting kane një zgjidhje të plotë të kategorizimit të përdoruesve për të drejtat e ndryshimit dhe përdorimit të informacioneve.
Kjo krijon mundësinë e përfshirjes në procesin e popullimit dhe mirëmbajtjes së informacionit të të gjithë strukturave apo punonjësve të administratës,
pavarësisht vendndodhjes së tyre (mjafton aksesi në internet).
Kjo zgjidhje krijon mundësinë e popullimit të shpejtë të bazës së të dhënave,
përdorimit efiçent të informacionit dhe njëkohësisht monitorim të vazhdueshëm të aktivitetit të strukturave apo punonjësve të administratës apo kompanisë.
Produktet e Geo Consulting, janë të pavarura nga licenca programesh të tjera. Kjo i bën shume të lira produktet dhe shërbimet e Geo Consulting.
(SDI) “Spacial Data Infrastructure”. Pavarësisht se në Shqipëri ende nuk ka standarte teknike zyrtare në funksion të SDI kombëtare, Geo Consulting i ka paraprirë kësaj perspektive dhe produktet e saj mund të përdoren si një aset fillestar nga autoritetet shtetërore.
Ky është një nga produktet me të plota të GC.
Ai krijon mundësinë e popullimit dhe përditësimit të të dhënave për rreth 12 grup lejera dhe 54 tip objektesh të terrenit.
Ai është konceptuar të funksionoje si një sistem permanent informacioni për kontrollin e territorit të një njësie vendore.
Ky program njëkohësisht është standartizuar të mbështesë krijimin e Planit të Përgjithshëm Vendor dhe të kontrollojë në vazhdimësi zbatimin e tij.
Me ane të këtij programi Njësisë Vendore i krijohet mundësia të filloje një proces dinamik dhe të pandërprere të popullimit dhe përditësimit të të dhënave të territorit, të planifikimit dinamik të tij dhe të kontrollit të ndryshimeve që ndodhin në territor.
Llogaritja në mënyre dinamike e parametrave të bllokut (nen-njësisë strukturore), për volumin e ndërtimit të përdorimeve të ndryshme, shpërndarjen e popullsisë, densitetet e popullsive, standartet e banimit e të shërbimeve,statistikat dhe përqindjet e përdorimit të tokës e të dhëna të tjera, krijon një mundësi të madhe si për kontrollin ashtu edhe për planifikimin e ndërtimit dhe të shërbimeve në territor.
Ne veçanti nga sisteme të tjera GIS, ky program krijon mundësinë e popullimit të të dhënave ekzistuese dhe njëkohësisht të dhënave të propozuara të planit për të gjitha tipet e objekteve të terrenit. Statistikat dinamike që dalin nga sistemi bëjnë të mundur llogaritjen e shpejte dhe të saktë të buxheteve të nevojshme për realizimin e planit.
Llogaritjet e parametrave të bllokut në mënyre dinamike dhe në kohe reale, i japin planifikuesit mundësinë e vendosjes së intensiteteve
të ndërtimit me metoda interaktive.
Kjo mundësi e rit në mënyre të ndjeshme shpejtësinë e realizimit të planit.
"GC realizon “map service” në internet."
Hartat baze që mbulojnë të gjithë territorin Shqipërisë janë të procesuara dhe të përgatitura të shërbehen në internet me një performance shume të kënaqshme.
Ortofoto e rezolucioneve 8cm për zonat urbane, 20 cm për zonat fushore, dhe 35 cm për zonat malore të Shqipërisë shërbehet me rezolucion të plote dhe ngjyra të origjinalit.
Hartat topografike të shkalleve 1: 10000. 1: 25000 etj shërbehen në formën e imazhit origjinal dhe për shume elementë të tyre në formën e vektorizuar.
Hartat historike të shkalleve 1:500 dhe 1:1000 të zonave urbane të qyteteve kryesore shërbehen sipas nevojave për të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë.
Harta gjeologjike dhe hidrogjeologjike dhe shume informacione të tjera hartografike janë pjese e arkivit dixhital të kompanisë GC.
Si edhe në të gjitha produktet e tjera të GC, harta zgjedhore e Shqipërisë mbështetet me ane e këtij programi me të gjitha hartat e nevojshme baze të Shqipërisë. (Ortofoto, Harta topografike, Harta Administrative, Sistemi Rrugor etj.
Nëpërmjet këtij programi krijohet mundësia që informacioni mbi qendrat e votimit, zonat e votimit, ZAZ-Zonat e Administrimit Zgjedhor, të mund të hidhet dhe të ndryshohet online dhe në kohe reale nga vete strukturat e sistemit zgjedhor apo nga vete njësite vendore të Shqipërisë.
Ky koncept zgjidhje redukton kohen dhe koston e shkëmbimit të informacioneve zyrtare në lidhje me organizimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Ky koncept zgjidhje jep informacion online dhe në kohe reale mbi organizimin gjeografik të zgjedhjeve dhe njëkohësisht mbi pozicionin e saktë të qendrave të votimit.
Te dhëna që krijohen nga ky program mund të përdoren me efiçence për kontrollin e procesit dhe njëkohësisht për saktësimin dhe kontrollin e listave të votimit.
Ky produkt është dizenjuar për të shërbyer informacionin turistik të Shqipërisë në internet.
Ai ka shërbyer dhe shërben për unifikimin e standartit të informacionit gjeografik
dhe alfanumerik e dokumentar mbi turizmin në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Te dhënat (informacioni) që shërbehen nga ky program janë hedhur dhe hidhen nga grupe
të specializuara në fushën e turizmit.
Te drejtat e administrimit të informacionit i kane
agjencia Kombëtare e Turizmit të Shqipërisë dhe njëkohësisht projekte specifike që financohen
nga donatore të huaj që veprojnë në territore të ndryshme të Shqipërisë.
E drejta e përdorimit të informacionit është e pakufizuar.
E drejta e ndryshimit të
informacionit kontrollohet nga autoritetet zyrtare të turizmit në Shqipëri.
Ky program shërbehet në internet për të treguar vlerën reference të pasurive të paluajtshme sipas standartit zyrtar dhe publik që bën Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Te dhënat janë hedhur në ketë sistem konform VKM-ve përkatëse që janë në fuqi.
Ky program njëkohësisht është parashikuar që të përdoret nga institucionet dhe agjensite shtetërore për të shkëmbyer informacionet e tyre në funksion të përditësimit dhe saktësimit të kësaj hartë të vlerës së pasurive.
Programi krijon mundësinë që kjo hartë të detajohet dhe saktësohet me ndarje me të sakta gjeografike se sa kufiri i një zone kadastrale. (Siç është sot versioni zyrtar i kësaj harte).
Nëpërmjet këtij programi mundësohet që SRPP apo kompanitë real estate, të hedhin informacionet e tyre online dhe në kohe reale.
Ne këtë mënyrë do të kursehet në mënyrë të konsiderueshme koha e shkëmbimit të informacione zyrtare ndërmjet AKKP dhe ZRPP.
Nëpërmjet këtij programi shërbehet në internet informacioni i statusit të regjistrimit të pasurive në Shqipëri.
Ky program njëkohësisht krijon mundësi që ZRPP të mund të përditësoje në mënyrë të vazhdueshme të dhënat për çdo zone kadastrale.
Ky program përveç statusit të regjistrimit jep të dhëna që kane të bëjnë me cilësinë e informacionit të regjistrimit të pasurive, mbivendosjet e kufijve të zonave kadastrale, nomenklaturat e hartave të shkalleve 1:2500, 1:1000, 1:500
Ky program shërben si për të treguar dhe paraqitur gjendjen e përgjithshme të regjistrimit të pasurive në Shqipëri ashtu edhe për të mbështetur planifikimin dhe monitorimin e një procesi të saktësimit dhe përmirësimit të informacionit të pasurive.
Krijimi i programit Web-GIS për trajtimin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka qenë një nga sfidat e GC që tashmë është e realizuar.
Ky produkt ka provuar efikasitetin e vet duke mbështetur regjistrimin e pasurive në Shqipëri në një numër shume të madh zonash kadastrale.
Nëpërmjet këtij programi është mundur të trajtohen dhe organizohen baza të dhënash për të gjitha elementet e nevojshëm të një sistemi GIS që trajton hartën + të dhënat e kartelës dhe + dokumentet e skanuara.
Sistemi është i kompletuar me një sasi të konsiderueshme të kontrolleve mbi korrektësinë e të dhënave.
Sistemi raporton statistika në kohe reale mbi të gjitha problematikat që lidhen me statusin e të drejtave pronësore në Shqipëri.
Sistemi funksionon në formën e WEB-GIS me konfigurime të plota të përdoruesve të sistemit.
Ky program krijon mundësinë e krijimit dhe përditësimit të informacionit të detajuar mbi rrjetet e ujësjellësit dhe të kanalizimeve.
Qëllimi i këtij programi është që jo vetëm të realizoje aspektin e menaxhimit të aseteve por edhe të krijoje mundësinë e përfshirjes së sistemit të faturimit brenda ambientit GIS.
Modelimi i bazës së të dhënave krijon mundësinë e përfshirjes në këtë model të llogaritjeve të modelit hidraulik të sistemit të ujësjellësit.
Ai është ndërtuar në konceptin e Web-Gis me funksione të plota të editimit nga interneti.
Numri i përdoruesve është i pakufizuar.
Me këtë sistem GIS, një kompanie UK i mundësohet operimi edhe kur zyrat e teknikeve të mirëmbajtjes nuk janë të përqendruara në një zyre të vetme.
Punonjësit e kompanisë mund të përfshihen të gjithë në procesin e popullimit dhe mirëmbajtjes së bazës së të dhënave.
Sistemi përmban gjithashtu mundësinë e hedhjes dhe të përditësimit të të dhënave që lidhen me procesin e mirëmbajtjes së rrjeteve.
Ku program ka për qellim grumbullimin dhe përditësimin e informacioneve të aseteve kryesore, burimeve të ujit të pishëm, kapaciteteve ujëmbajtëse dhe përpunuese dhe zonave të shërbimit në territorin e Shqipërisë.
Qëllimi i këtij programi është që ai të kthehet në një mjet informacioni dhe të prodhoje harta tematike dhe statistika në funksion të politikëbërjes në rang kombëtar për përdorimin e ujit të pishëm dhe furnizimin e garantimin e cilësisë së shërbimit.
Statistikat automatike të popullsisë mbi bazën e një ndarje administrative në nivel fshati krijojnë një lehtësi të madhe në funksion të riorganizimit të kompanive të ujësjellës-kanalizimeve.
Ne kete pakete trajtohen kryesisht bazat e te dhenave per ndertesat e nje qyteti, sistemi i adresave, rregjistrimi i popullsise, kufijte administrative te qytetit, kufijte zgjedhore, etj. Nepermjet kesaj pakete pushteti vendor mund te mirembaje / perditesoje te dhenat e veta per ndertesat, popullsine dhe bizneset.
Paketa "SIT" permban nje fleksibilitet maksimal per formen dhe tematiken e raporteve qe krijohen nga bazat e te dhenave qe trajton. Kjo pakete mund te jete nje mbeshtetje shume e fuqishme per krijimin e sistemit te informacionit per mbledhjen e taksave mbi ndertesat.
Kjo pakete eshte bere me qellimin paresor te krijimit te sistemit te informacionit per bashkine e Fierit. Ajo mund te funksionoje per cdo lloj pushteti vendor apo organizate tjeter shteterore ose private. Paketa realizon krijimin dhe perditesimin e nje baze te dhenash te perhershme, e cila mund te sherbeje jo vetem per analizen e veprimtarise se institucionit por edhe per:
"GC realizon “map service” në internet."
Hartat baze që mbulojnë të gjithë territorin Shqipërisë janë të procesuara dhe të përgatitura të shërbehen në internet me një performance shume të kënaqshme.
Ortofoto e rezolucioneve 8cm për zonat urbane, 20 cm për zonat fushore, dhe 35 cm për zonat malore të Shqipërisë shërbehet me rezolucion të plote dhe ngjyra të origjinalit.
Hartat topografike të shkalleve 1: 10000. 1: 25000 etj shërbehen në formën e imazhit origjinal dhe për shume elementë të tyre në formën e vektorizuar.
Hartat historike të shkalleve 1:500 dhe 1:1000 të zonave urbane të qyteteve kryesore shërbehen sipas nevojave për të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë.
Harta gjeologjike dhe hidrogjeologjike dhe shume informacione të tjera hartografike janë pjese e arkivit dixhital të kompanisë GC.
GC ka prodhuar dhe është në gjendje të prodhoje për një kohe të shkurtër programe me porosi të klientit.
Programet GIS që mund të krijoje GC, janë nga me të thjeshtat deri tek ato që janë sot sfida në nivelin ndërkombëtar të programimeve të GIS
Copyright © 2020 - Të gjitha të drejtat të rezervuara - GC-AL