
ATP
Agjensia e Trajtimit te Pronave.
Klienti: (ASIG) – Autoriteti Shtetëror për Informacionet Gjeohapësinor.
Qëllimi i projektit është pasurimi i shërbimit të hartave historike ne Gjeoportali shtetëror të ASIG dhe mbështetja e procesit të përditësim përmirësimit të bazës se të dhënave të pasurive të paluajtshme.
Ortofoto e vitit 1994 përkon me kohen kur është realizuar ndarja e tokës bujqësore me ligjin 7501.
Klienti: Bashkia Shijak
Qëllimi kryesor i projektit është rritja e kapaciteteve profesionale ne Bashki me qellim rritjen e cilësisë dhe shpejtësisë se shërbimit. Krijimi i procedurave standarte, specifikime të plota teknike dhe zbatimi i teknologjive të GIS ne trajtimin e pasurive të paluajtshme janë pjese e këtij projekti me qellim rritjen e rendimentit dhe sigurisë ne funksion të titujve të pronësisë. Ne funksion të përgjegjësive të Bashkisë projekti ve theksin tek vlerësimi dhe regjistrimi i ndarjes se tokës me ligjin 7501 dhe regjistrimi e menaxhimi i pronave publike.
Klienti: (ASIG + Statens Kartverk)
Objektivi kryesor i projektit është mbështetja e Agjencisë për krijimin e specifikimeve teknike ne funksion të skanimit dhe gjeoreferimit të hartave dhe fotografive ajrore që ndodhen ne Arkivat historike të institucioneve të ndryshme. Por gjithashtu projekti
parashikon skanime të hartave dhe fotografive ajrore për materiale historike me prioritet për tu shërbyer nga gjeoportali shtetëror i ASIG.
Klienti: ATP (Agjencia kombëtare e trajtimit te Pronës)
Projekti është realizuar ne bashkëpunim me kompaninë “Communication Progress”.
Gjate projektit u realizua:
Sistemi WEB-GIS ATP është realizuar me të gjitha komponentët e nevojshëm të punimit me hartat. Ai përdoret nga të gjithë punonjësit e ATP të cilët punojnë ne një baze të dhënash të vetme për të gjithë territorin e Shqipërisë, ne të gjitha fazat e punës deri ne vlerësimin përfundimtare të vlerës se kompensimit. Sistemi monitorin ne kohe reale gjithë aktivitetin e punonjësve të ATP. Sistemi trajton ne mënyrë integrale të gjitha llojet e informacioneve hartografike, numerike, imazhe etj. Sistemi Respekton të gjithë legjislacionin dhe standartet teknike që duhet të kënaqin “bazat e të dhënave shtetërore
Klienti: Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)
Projekti është realizuar ne bashkëpunim me kompaninë INVENT shpk.
Gjate projektit u realizua:
Sistemi WEB-GIS ARRSH është realizuar me të gjitha komponentët e nevojshëm të punimit me hartat, Ai përdoret nga të gjithë punonjësit e ARRSH të cilët punojnë ne një baze të dhënash të vetme për të gjithë territorin e Shqipërisë ne të gjitha fazat e punës. Sistemi trajton ne mënyrë integrale të gjitha llojet e informacioneve hartografike, numerike, imazhe etj. Sistemi Respekton të gjithë legjislacionin dhe standartet teknike që duhet të kënaqin “bazat e të dhënave shtetërore”
Klienti: ( ALUIZNI - Shqipëri)
Projekti ka pasur si qellim matjen ne terren dhe realizimin e hartës se pasurive ne funksion të procesit të legalizimit. Ne ndryshim nga procedurat standarte të realizimi të këtij procesi Geo Consulting prezantoi një teknologji krejt tjetër ne menaxhimin dhe realizimin e këtij procesi. Trajtimi i procesit nga momenti i trajtimit të dosjeve të aplikimit deri tek harta përfundimtare dhe prodhimi i dokumentave standarte u be nëpërmjet përdorimit te sistemit të posaçëm tip Web-GIS.
Klienti: UNDP Albania
Në kontratë me UNDP dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Geo Consulting se bashku me INVENT dhe Gent Alba. Sh.p.k., zhvilloi një proces ne rreng kombëtar për përcaktimin dhe dokumentimin e kufijve zyrtare hartografike
për 61 bashkitë e Shqipërisë. Projekti u realizua sipas aktiviteteve të mëposhtme:
Klientët: GIZ – VIS – Ministria e Turizmit dhe Ambientit, IUCN ECARO etc
Projekti ka si qellim standardizimin e informacione mbi turizmin ne Shqipëri. Sistemi i tipit Web-GIS “Turizem” eshte komponent ne domenin albinfo.al që krijon mundësi editimi dhe hedhje të informacionit nga të gjitha projektet dhe
operatoret që kanë besimin e ministrisë se turizmit. Sistemi është i hapur ne internet dhe përdoret nga turistet për të marre informacione ne gjithë territorin
shqiptar ne formën e GIS. Ky projekt gjithashtu ka si qellim krijimin e hartave turistike ne shkalle të ndryshme ne standart cilësor ku përveç
informacioneve turistike ato trajtojnë ne mënyre profesionale informacionin hartografik të Shqipërisë.
Geo Consulting eshte sot ne treg me programin me te kompletuar PPV-GIS ne fushen e planifikimit te pergjithshem te territoritit.
Ky është një projekt ku Geo Consulting nëpërmjet mbështetjes paraprake të UNDB ka krijuar programin e aplikimit dhe vlerësimit të të gjitha projekteve me bashkëfinancim. Ky projekt ka rezultuar me një produkt Web-GIS software me rreth 400 përdorues të cilët janë të gjitha njësite vendore të Shqipërisë dhe të gjitha ministritë e linjës që vlerësojnë online të gjitha materialet teknike të projekteve që janë aplikuar. Ky projekt ka vërtetuar se edhe në kushtet e Shqipërisë ku mungon kapaciteti teknik i njësive vendore për punime me sistemet e tipit GIS, është e mundur të realizohen procese të tilla me programe të tipit që i prodhon Geo Consulting.
Projektet e SOLA (Solutions for Open Land Administration) janë sisteme softwaresh ”Open source” që kane qellim kompjuterizimin e kadastrave apo sistemeve të regjistrimit të pasurive në vendet e pazhvilluara, në mënyrën më të lirë por edhe të një zhvillimi të qëndrueshëm. GC është përfshire në këtë projekt në drejtimet e mëposhtme:
Përveç konsulences në fushën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, specialistet e Geo Consulting kane krijuar një program GIS që menaxhon numër të pakufizuar përdoruesish. Me ane të këtij programi realizohet krijimi i një baze të plotë të dhenash për pasuritë e paluajtshme ku perfshihen harta e pasurisë, të dhënat e kartelës së pasurisë dhe gjithashtu dokumentet e skanuara të pasurive. Qëllimi i projektit ka qenë jo vetëm regjistrimi i zakonshëm sipas standarteve aktuale të regjistrimit, por analiza e të dhënave në formën e statistikave dhe hartave tematike në funksion të sigurisë së të drejtave pronësore në këtë zone.
"Software për migrimin e të dhënave"
Ky projekt lidhet me krijimin e software që realizon import – eksportin e të dhënave të kadastrës së rikonstruktuar të parcelave dhe të ndërtesave në regjistrin dixhital të pasurive të paluajtshme (RDPP).
"Pilotimi i krijimit dhe mirëmbajtjes së sistemit të adresave në Kosovë."
Qëllimi i projektit ishte dhënia e informacionit analitik për:
Mbështetje e procesit të vlerësimit dhe kompensimit të pasurive që preken nga ndërtimi i hidrocentraleve në kaskadën e lumit Devoll.Kontrata ka realizuar përpunimin e hartave të pasurive të paluajtshme dhe krijimin e sistemeve GIS të informacionit për geoprocesimin dhe krijimin e raporteve të nevojshme në funksion të kompensimit të pasurive
Ky projekt përmban dixhitalizimin e hartave të pasurive të paluajtshme për rreth 700 zona kadastrale dhe rreth 700 000 pasuri të paluajtshme.Njëkohësisht ky projekt përmban lidhjen në GIS të të dhënave alfanumerike të pasurive me hartën dixhitale me qellim krijimin e raporteve të vlerësimit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.
Kontrata për zhvillimin e programit Web -GIS për kompaninë e ujësjellës kanalizimeve UK –Shkodër. Ky program është krijuar me funksione të plota në drejtim të menaxhimit të aseteve të kompanisë, evidentimit të procesit të mirëmbajtjes së tyre, përfshirjen e sistemit të faturimit në ambientin GIS dhe prodhimin e të dhënave në funksion të llogaritjeve të sistemit Hidraulik të rrjetit.
Web-GIS për monitorimin e procesit të liçensimit të hidrocentraleve në të gjithë territorin e Shqipërisë.Ky projekt realizoi me sukses jo vetëm hedhjen e të dhënave por edhe përditësimin e vazhdueshëm të tyre duke përdorur vetëm serverin dhe programin e Geo Consulting.
Web-GIS i krijuar nga GC mbështet me material hartografik dhe monitorim të vazhdueshëm të shërbimit.Geo Consulting vazhdon ketë lloj shërbimi në formën e Web-service
Studimi pilot për përditësimin dhe përmirësimin e të dhënave të pasurive të paluajtshme. Zhvillimi i procedurave të punës dhe konkretizimi i tyre në dy zona kadastrale të rrethit të Tiranës. Produkti kryesor i kontratës ka qenë raporti teknik mbi metodologjinë dhe procedurat për mbështetjen e procesit të përditësim - përmirësimit të të dhënave të pasurive të paluajtshme
Procesimi i të dhënave dixhitale për 1700 zona kadastrale të Shqipërisë. Konvertimi i të dhënave nga formate dxf dhe mdb, në format GIS. Qëllimi i projektit ka qenë krijimi një sistemi metadata për vlerësimin e cilësisë së të dhënave dixhitale të pasurive të paluajtshme.
Projekti konsiston në krijimin e bazave të të dhënave GIS me qellim analizën e nevojave për ujë të pijshëm në Shqipërinë Jugore. Projekti ka krijuar të dhëna për territorin nga ujëmbledhësi i Shkumbinit deri në kufirin jugor të Shqipërisë.
"Projekti i kanalizimeve kryesore në territorin e Tiranës së Madhe"
Detyra e GC ka qenë organizimi i bazave të të dhënave mbi territorin, prodhim ortofotosh dhe ekspertize GIS
"Planifikimi Rajonal në Qarqet Shkodër – Lezhë"
Detyra e GC ka qenë mbështetja në aspektet e organizimit të të dhënave mbi territorin,
Prodhimin e hartave tematike të planit Rajonal, krijimi i bazave të të dhënave dhe prodhimi i statistikave mbi territorin, popullsinë etj.
Ne Organizatën e Co-Plan GC ka një bashkëpunim dhe partneritet afatgjate i cili vazhdon ende. Drejtimet në të cilat ka punuar GC në ketë partneritet kane qenë:
"Krijimi i Modelit Shumëqëllimësh të Informacioneve mbi Terrenin"
"Sistemi I Regjistrimit te Pasurive te Palujtshme"
Monitorimi (supervizioni) i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme. Objekti i punës së këtij projekti ka qenë:
Copyright © 2020 - Të gjitha të drejtat të rezervuara - GC-AL