NE GJITHMONË GJEJMË ZGJIDHJE PËR JU
NE GJITHMONË JEMI SHUMË TË SHPEJTË
NE GJITHMONË JEMI CILËSOR

Projekte

Geo Consulting ka mjetet më të fuqishme në treg për planifikimin e territorial

Produkti i GC, "PPV - GIS", ndihmon qeveritë vendore të krijojnë baza të të dhënave të GIS për sistemet e tyre të përhershme të informacionit territorial duke ruajtur fokusin në ushtrimet e planifikimit. Projekt nuk ka afat. Ka disa njësi të qeverisjes vendore në Shqipëri (Kashar, Vore, Farke, Paskuqan, Kamez, Vore, Petrele etj.) Që tashmë kanë përfunduar planin e përgjithshëm urban dhe tani jemi në fazën e mirëmbajtjes së planit. Projekti rezulton të jetë një nga aktivitetet kryesore të GC.

Planifikim Territori(2011 – Vazhdim )

Geo Consulting eshte sot ne treg me programin me te kompletuar PPV-GIS ne fushen e planifikimit te pergjithshem te territoritit.

    Geo Consulting ka kontrata per shitjen e licenses se ketij software dhe gjithashtu kontrata mirembajtje me nje numer shume te madh njesish vendore ne Shqiperi:
    (Kashar, Vore, Farke, Paskuqan, Kamez, Vore, Petrele etj)

Fondi i Zhvillimit Rural (UNDP)(2011 – Vazhdim )

Ky është një projekt ku Geo Consulting nëpërmjet mbështetjes paraprake të UNDB ka krijuar programin e aplikimit dhe vlerësimit të të gjitha projekteve me bashkëfinancim. Ky projekt ka rezultuar me një produkt Web-GIS software me rreth 400 përdorues të cilët janë të gjitha njësite vendore të Shqipërisë dhe të gjitha ministritë e linjës që vlerësojnë online të gjitha materialet teknike të projekteve që janë aplikuar. Ky projekt ka vërtetuar se edhe në kushtet e Shqipërisë ku mungon kapaciteti teknik i njësive vendore për punime me sistemet e tipit GIS, është e mundur të realizohen procese të tilla me programe të tipit që i prodhon Geo Consulting.

(FAO) Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (2012, 2013)

Projektet e SOLA (Solutions for Open Land Administration) janë sisteme softwaresh ”Open source” që kane qellim kompjuterizimin e kadastrave apo sistemeve të regjistrimit të pasurive në vendet e pazhvilluara, në mënyrën më të lirë por edhe të një zhvillimi të qëndrueshëm. GC është përfshire në këtë projekt në drejtimet e mëposhtme:

  1. Testimi i sistemit
  2. Krijimi i “Web Mapping Services” për orto-fotot në projektet e implementimit të SOLA-s neper botë.

OSBE (Regjistrimi i pasurive të paluajtshme në bregdetin jugor të Shqipërisë)(2011-2012)

Përveç konsulences në fushën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, specialistet e Geo Consulting kane krijuar një program GIS që menaxhon numër të pakufizuar përdoruesish. Me ane të këtij programi realizohet krijimi i një baze të plotë të dhenash për pasuritë e paluajtshme ku perfshihen harta e pasurisë, të dhënat e kartelës së pasurisë dhe gjithashtu dokumentet e skanuara të pasurive. Qëllimi i projektit ka qenë jo vetëm regjistrimi i zakonshëm sipas standarteve aktuale të regjistrimit, por analiza e të dhënave në formën e statistikave dhe hartave tematike në funksion të sigurisë së të drejtave pronësore në këtë zone.

States kartverk (Norwegian Mapping and cadastre Authority) & KCA (Kosovo Cadastral Agency)(2011)

"Software për migrimin e të dhënave"
Ky projekt lidhet me krijimin e software që realizon import – eksportin e të dhënave të kadastrës së rikonstruktuar të parcelave dhe të ndërtesave në regjistrin dixhital të pasurive të paluajtshme (RDPP).

States kartverk (Autoriteti i Hartave dhe Kadastrës së Norvegjisë & AKK (Agjencia Kadastrale e Kosovës)(2011)

"Pilotimi i krijimit dhe mirëmbajtjes së sistemit të adresave në Kosovë."
Qëllimi i projektit ishte dhënia e informacionit analitik për:

  1. Përgatitjen e legjislacionit të ri dhe instruksionet administrative që lidhen me sistemin e adresave.
  2. Projektimi i sistemit të adresave, specifikisht si do të jete numërimi i detajuar i objekteve të adresueshëm në funksion të modelit që numëron ndërtesat apo modelit që numëron hyrjet e ndërtesave.
  3. Propozime për formën, përmbajtjen dhe përgatitjen e regjistrit të adresave.
  4. Propozime për procesin dhe procedurat e zbatimit të projektit në nivelin komunal dhe shtetëror.

Devoll HDP. (Statkraft AS, Norwegian power company)(2010 -Vazhdim)

Mbështetje e procesit të vlerësimit dhe kompensimit të pasurive që preken nga ndërtimi i hidrocentraleve në kaskadën e lumit Devoll.Kontrata ka realizuar përpunimin e hartave të pasurive të paluajtshme dhe krijimin e sistemeve GIS të informacionit për geoprocesimin dhe krijimin e raporteve të nevojshme në funksion të kompensimit të pasurive

ZQRPP (Projekti i menaxhimit dhe administrimit të tokës, Banka Botërore)(2011 – 2012)

Ky projekt përmban dixhitalizimin e hartave të pasurive të paluajtshme për rreth 700 zona kadastrale dhe rreth 700 000 pasuri të paluajtshme.Njëkohësisht ky projekt përmban lidhjen në GIS të të dhënave alfanumerike të pasurive me hartën dixhitale me qellim krijimin e raporteve të vlerësimit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

Stucky and Dornier-Schneider consulting.(2009 -2010).

Kontrata për zhvillimin e programit Web -GIS për kompaninë e ujësjellës kanalizimeve UK –Shkodër. Ky program është krijuar me funksione të plota në drejtim të menaxhimit të aseteve të kompanisë, evidentimit të procesit të mirëmbajtjes së tyre, përfshirjen e sistemit të faturimit në ambientin GIS dhe prodhimin e të dhënave në funksion të llogaritjeve të sistemit Hidraulik të rrjetit.

GTZ + AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore)(2010).

Web-GIS për monitorimin e procesit të liçensimit të hidrocentraleve në të gjithë territorin e Shqipërisë.Ky projekt realizoi me sukses jo vetëm hedhjen e të dhënave por edhe përditësimin e vazhdueshëm të tyre duke përdorur vetëm serverin dhe programin e Geo Consulting.

Shërbimi mjekësor i helikopterëve (Shqipëri)(2009 – Vazhdim).

Web-GIS i krijuar nga GC mbështet me material hartografik dhe monitorim të vazhdueshëm të shërbimit.Geo Consulting vazhdon ketë lloj shërbimi në formën e Web-service

ZQRPP (Projekti i menaxhimit dhe administrimit të tokës, Banka Botërore)(2007-2008).

Studimi pilot për përditësimin dhe përmirësimin e të dhënave të pasurive të paluajtshme. Zhvillimi i procedurave të punës dhe konkretizimi i tyre në dy zona kadastrale të rrethit të Tiranës. Produkti kryesor i kontratës ka qenë raporti teknik mbi metodologjinë dhe procedurat për mbështetjen e procesit të përditësim - përmirësimit të të dhënave të pasurive të paluajtshme

ZQRPP (Projekti i menaxhimit dhe administrimit të tokës, Banka Botërore)(2007-2008).

Procesimi i të dhënave dixhitale për 1700 zona kadastrale të Shqipërisë. Konvertimi i të dhënave nga formate dxf dhe mdb, në format GIS. Qëllimi i projektit ka qenë krijimi një sistemi metadata për vlerësimin e cilësisë së të dhënave dixhitale të pasurive të paluajtshme.

C.lotti & associati societa di ingeneria s.p.a (Italy).(2008-2009).

Projekti konsiston në krijimin e bazave të të dhënave GIS me qellim analizën e nevojave për ujë të pijshëm në Shqipërinë Jugore. Projekti ka krijuar të dhëna për territorin nga ujëmbledhësi i Shkumbinit deri në kufirin jugor të Shqipërisë.

JICA (Japan ) World Bank Project(2005 – 2006).

"Projekti i kanalizimeve kryesore në territorin e Tiranës së Madhe"
Detyra e GC ka qenë organizimi i bazave të të dhënave mbi territorin, prodhim ortofotosh dhe ekspertize GIS

EPTISA (Spain) EU Project(2004 – 2006).

"Planifikimi Rajonal në Qarqet Shkodër – Lezhë"
Detyra e GC ka qenë mbështetja në aspektet e organizimit të të dhënave mbi territorin, Prodhimin e hartave tematike të planit Rajonal, krijimi i bazave të të dhënave dhe prodhimi i statistikave mbi territorin, popullsinë etj.

CO-PLAN(2002 – 2010).

Ne Organizatën e Co-Plan GC ka një bashkëpunim dhe partneritet afatgjate i cili vazhdon ende. Drejtimet në të cilat ka punuar GC në ketë partneritet kane qenë:

  1. Studime mbi realizimet praktike në fushën e legalizimit dhe urbanizimit të zonave informale. (Zona e Kënetës Durrës). Pjesa e rëndësishme e këtij Projekti ka qenë Modelimi i Bazave të të Dhënave në funksion të urbanizimit, legalizimit dhe regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
  2. Analiza Institucionale e Bashkisë Elbasan në funksion të Krijimit të Sistemit të Informacionit.
  3. Krijimi i SIT (Sistemi i Informacionit mbi territorin) në të cilin janë përfshirë zgjidhjet mbi regjistrimin e popullsisë dhe banesave, sistemin e adresave, regjistrimin e bizneseve në qytetin e Elbasanit.
  4. Mbështetje me ekspertize GIS dhe me prodhime hartografike në funksion të planit rregullues të Qytetit të Elbasanit.
  5. Mbështetje me ekspertize GIS dhe me prodhime hartografike në funksion të planit rregullues të Qytetit të Fierit.
  6. Krijimi i SIT (Sistemi i Informacionit mbi territorin) në të cilin janë për përfshirë zgjidhjet mbi regjistrimin e popullsisë dhe banesave, sistemin e adresave, regjistrimin e bizneseve në qytetin e Fierit.
  7. Projekti i Menaxhimit të Tokës Urbane për Bashkinë KAMEZ (Remote sensing, GIS processing, Analiza dhe statistika)
  8. Studime Urbane në qytetet Shkodër, Lushnje, Peshkopi. Kryesisht në këto projekte GC ka realizuar organizimin e bazave të të dhënave mbi territorin dhe ka mbuluar prodhimin e statistikave e të hartave tematike të planeve.

Komuna Kashar.(2004-2005).

"Krijimi i Modelit Shumëqëllimësh të Informacioneve mbi Terrenin"

  1. Te dhënat mbi Pasuritë e paluajtshme (+ servitutat)
  2. Te dhënat mbi ndërtesat
  3. Te dhënat mbi popullsinë
  4. Te dhënat mbi të gjitha llojet e infrastrukturës, (elektrik, ujësjellës, kanalizime)
  5. Te dhënat mbi përdorimin e tokës.

ARD.INC / SRPP (USAID) (Sistemi i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme)(2003-2004).

"Sistemi I Regjistrimit te Pasurive te Palujtshme"
Monitorimi (supervizioni) i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme. Objekti i punës së këtij projekti ka qenë:

  1. Monitorimi i vazhdueshëm i procesit të regjistrimit në terren (Aspekti Tekniko-ligjor i procesit)
  2. Analiza e të dhënave Dixhitale (harte dixhitale + kartela dixhitale) në funksion të vlerësimit të korrektësisë së të dhënave

USAID Projekti 11 dhe Projekti 16.(2002-2003).
  1. Punime GIS për projektin "Master Plani i Ujësjellësit për qytetin e Sarandës"
  2. Zhvillimi i procedurave të azhornimit të hartave treguese të pasurive të paluajtshme si rezultat i regjistrimit të shpronësimeve në akset kryesore rrugore.
  3. GIS Pilot për menaxhimin e të dhënave për sistemin rrugor të Shqipërisë.
G.T.Z.(2002-2003)
  1. Projekt GIS për inventarizimin e infrastrukturave në komunën e MAMINASIT. Krijimi i Bazave GIS të të dhënave.
  2. Strategjia për zhvillimin e teknologjive të informacionit mbi token, në kuadër të modernizimit të Pushtetit Lokal.
  3. Mbështetja me materiale hartografike e Planit Rregullues të Qendrës së Tiranës.