"Konceptimi i zgjidhjeve mbi sistemet GIS"

Geo Consulting ka rreth 7 vjet që investon në platformën Meta-GIS e cila automatizon realizimin e programeve sipas kërkesave specifike të përdoruesve në fushën e GIS.
Platforma është e pavarur nga liçensimi nga palët e treta dhe është e bazuar në standarte të hapura.

Bazuar në Meta-GIS, Geo Consulting ka realizuar përpunimin e një game të gjere të materialeve baze hartografike për të gjithë territorin e Shqipërisë.

Si rezultat i këtij investimi shumëvjeçar, eksperiencës dhe njohurive mbi administratë dhe institucionet Shqiptare,
Geo Consulting është e afte sot të prodhoje në një kohe shume të shkurtër dhe me çmime të leverdisshme për klientin, programe në të gjitha fushat ku GIS mund të aplikohet.
Për shume fusha ku GIS është një domosdoshmëri, GC ka tashmë programe të parapërgatitura. Ajo është e gatshme tu ofroje klientëve programet e veta që ata ti testojnë, ti provojnë dhe pastaj të vendosin për blerjen e tyre.

Duke përdorur Meta-GIS , GC e ka të thjeshtë të bëjë ndryshime në programet e veta sipas kërkesave të vazhdueshme të klientit.
Si rrjedhoje e këtij investimi GC ka mundësi që shërbimin e mirëmbajtjet ta shëndroj në Mirëmbajtje + Zhvillim, pa kërkuar në shumicën e rasteve kosto shtese.

Ne kushtet kur Klientët:

  • Nuk kane standarte dhe procedura pune të stabilizuara
  • Nuk kane kapacitete njerëzore për të krijuar specifikime teknike të programeve që duan të krijojnë
  • Nuk kane kohe të presin për zhvillimin e sistemeve të informacioneve
  • Ndërkohe që teknologjia e informacionit zhvillohet me hapa shume të shpejta

Ne mendojmë se rruga me e mire është:

  • Elimino koston dhe kohen e krijimit të specifikimeve teknike
  • Elimino kohen dhe koston e stërzgjatur të prokurimeve
  • Elimino kontratat e vështira me garanci e paradhënie
  • Fito kohen duke përdorur menjëherë programet e parapërgatitura

Konceptimi i Arkitekturës së Sistemeve GIS


Programet e Geo Consulting janë të gjithë të tipit Web-GIS me opsione të plota editimi nga interneti.
Kjo zgjidhje i bën proceset e popullimit dhe mirëmbajtjes së të dhënave gjeografike, shume me të lira dhe të shpejta se çdo konceptim tjetër i Arkitekturave GIS.

Programet e Geo Consulting jepen për klientin bashke me një game të gjere të hartave baze të përpunuara.
Kjo zgjidhje i bën programet shume thjesht të përdorshme nga persona të zakonshëm të cilët nuk është e nevojshme të jene specialiste GIS.
Kjo zgjidhje krijon mundësinë që të dhënat të hidhen direkt nga burimi i informacionit.
Kjo është një ulje e konsiderueshme e kostos së procesit dhe rritje e besueshmërisë së të dhënave.

Programet e Geo Consulting kane një zgjidhje të plotë të kategorizimit të përdoruesve për të drejtat e ndryshimit dhe përdorimit të informacioneve.
Kjo krijon mundësinë e përfshirjes në procesin e popullimit dhe mirëmbajtjes së informacionit të të gjithë strukturave apo punonjësve të administratës, pavarësisht vendndodhjes së tyre (mjafton aksesi në internet).
Kjo zgjidhje krijon mundësinë e popullimit të shpejtë të bazës së të dhënave, përdorimit efiçent të informacionit dhe njëkohësisht monitorim të vazhdueshëm të aktivitetit të strukturave apo punonjësve të administratës apo kompanisë.

Produktet e Geo Consulting, janë të pavarura nga licenca programesh të tjera. Kjo i bën shume të lira produktet dhe shërbimet e Geo Consulting.

(SDI) “Spacial Data Infrastructure”. Pavarësisht se në Shqipëri ende nuk ka standarte teknike zyrtare në funksion të SDI kombëtare, Geo Consulting i ka paraprirë kësaj perspektive dhe produktet e saj mund të përdoren si një aset fillestar nga autoritetet shtetërore.